Një ngjarje makabre tronditi sonte Kosovën, ku një 35 vjeçare u vra nga ish burri i saj, para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.
Viktima ishte shtatzanë, vetëm një javë para lindjes, derisa jetën asaj dhe fëmijës së palindur, ua shuajti ish-bashkëshorti i saj, Sokol Haliti, nga komuna e Shtimes.
Informacionet e fundit thonë se viktima, nuk i kishte gjallë babain dhe nënën, derisa përveç motrave të saj, nuk kishte vëlla.
Bile, probleme me ish-burrin e saj kishte që një kohë të gjatë dhe për kërcënime nga ai, viktima i kishte raportuar edhe në Policinë e Kosovës. Mirëpo, shteti nuk arriti ta mbrojë.
Për rastin ka folur edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka konfirmuar se viktima rreth 35-vjeçare që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së është Hamide Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.
“Janë 7 motra, kjo ishte motra e vogël, s’kanë as babë e as axhë’, tha Imri Ahmeti.