Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi që kanë rrahur një grua. Rasti ka ndodhur në Prishtinë në orën 15:25.
Policia ka njoftuar se gruaja së bashku me tre fëmijë është dërguar në strehimore, raporton Insajderi.
Mirëpo me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë janë liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë 14.07.2018 – 15:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë familjare ndaj viktimës femër K/Shqiptare. Viktima së bashku me tre fëmijët e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.