Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri i saj te hyrja e QKUK’së.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë 25.08.2024-17:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se gjersa ishte tek hyrja e QKUK-së është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.”