Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, kanë organizuar punëtorinë me temën “Përkrahja e komunave për të shtuar efikasitetin dhe barazinë e shërbimeve administrative”
Format e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave në komunën e Podujevës, ishte tema kryesore e kësaj punëtorie. Të pranishmit diskutuan përmirësimin e shërbimeve në fushën e grumbullimit të mbeturinave, posaçërisht në vendbanimet e zonave rurale, thuhet në komunikatën komunale, njofton Llapi.info.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues të ekzekutivit komunal, udhëheqësit e kompanive publike e private për menaxhimin e mbeturinave dhe përfaqësuesit e fshatrave të Komunës së Podujevës.
Debati dhe propozimet e dala nga kjo punëtori do të shërbejnë si platformë për koordinimin e aktiviteteve në mes të komunës, përfaqësuesve të fshatrave dhe kompanive për menaxhimin e mbeturinave dhe mekanizmave të tjerë, për të shtuar efikasitetin e shërbimeve publike./Llapi.info