Pas xhumasë në xhaminë e qytetit të Podujevës, janë grumbulluar para për Albiona Krivanjeva e cila vuan nga kanceri në kokë, njofton Llapi.info
Shoqata “Ndihmo Për Shërim” së bashku me familjarë të Albionës nga Kaçaniku kanë dalë për të kërkuar ndihmë për shërimin e 17 vjeçares.
Një pjesë e tyre sot gjendej në xhaminë “Met Podjeva” në Podujevë, ku grumbulluan disa të holla për 17 vjeçaren.
Familjarët e saj apeluan tek të gjithë ata që kanë mundësi t’iu ofrojnë ndihmë pasi shërimi i saj kushton shumë.
Prindërit e Albionës kanë autorizuar shoqatën “Ndihmo Për Shërim” me seli në Kaçanik që të bëjnë grumbullimin e mjeteve edhe përmes xhirollogarisë së Albiona Krivanjeva nga BPB me numër 13-04011500104451. /Llapi.info