Pa kaluar as një javë prej ditës kur ka filluar fushata për ndihmë për gazetarin Halil Halili, paratë e nevojshme janë grumbulluar.
Halili, është në shërim e sipër nga një lloj i kancerit mjaft agresiv, Burkitt Lymphoma.
Shërimi për sëmundje të tilla është shumë i shtrenjtë, mund të kryhet vetëm jashtë shtetit, prandaj kërkohej ndihmë.
Fushat për të ndihmuar është mbyllur.
Kolegët e tij falënderojnë Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë, Ambasadorin e Kosovës në Turqi, Avni Spahiun, të cilët u angazhuan shumë në këtë fushatë, për të gjetur adresën më të mirë spitalore në Turqi. Ka shumë gjasa, që falë kësaj ndërhyrje, Halili Halili pjesën më të madhe të tretmanit pa pagesë.
Mirëpo, duke e ditur që përveç kemioterapisë, për këto lloj sëmundjesh, mund të vijë në shprehje edhe nevoja për transplant, që kushton shumë, dhe që nuk e dimë nëse do të mbulohen me marrëveshjen aktuale të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë. Për këtë arsye ne do t’i menaxhojmë ndihmat që ju i keni dhënë, deri në fund të procesit të shërimit të Halilit. Në rast se nuk do të këtë nevojë për transplan, ose në rast se mbulohen shpenzimet edhe për transplan, nga dy ministritë, ajo turke dhe ajo e Kosovës, do të bëhen publike të gjitha të hyrat nga ndihmat dhe të njëjtat do t’i adresojmë pas konsultave me donatorët, ose edhe me Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.