Vjedhjet e shumta po vazhdon të jetë dukuri mjaft shqetësuese në rajonin e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Nëpër raporte ditore të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se brenda një muaji ndodhin disa raste të tilla, ndërkohë që nuk mungojnë edhe ato të rënda.

Një tentim vjedhje ka ndodhur të premten mbrëmë në Podujevë. Në pamjet që kanë dërguar qytetarët në adresë të Llapi.info, shihen disa hajna që tentojnë të vjedhin në këtë shtëpi.

Pronari i kësaj shtëpie i ka thënë Llapi.info, ku edhe ka dërguar pamje, se në këtë rast kanë qenë tre persona. Në pamje shihen se të njëjtit kanë kapërcyer murin, e më pastaj i janë afruar hyrjeve në shtëpi. Por, nga ky rast, siç ka thënë pronari, nuk është vjedhur asgjë. Ai thotë se këtë kohë ka qenë zgjuar, për çka, të njëjtit më pas janë larguar nga aty.

Ndërkohë, siç ka thënë ai, ky grup i përbërë nga tre persona kanë kryer vjedhje po ashtu ditë më parë afër shtëpisë së tij, e cila gjendet prapa qendrës tregtare “ETC”. Më tej, ai ka shtuar se rasti është paraqitur në Policinë e Podujevës, ndërkohë që kjo e fundit, ka nisur hetimet.

Kujtojmë, në fund të muajit prill në Podujevë pati ndodhur një vjedhje e rëndë. Vjedhja ka ndodhur në kilometrin e parë të magjistrales Podujevë – Prishtinë, në një lokal që është hapur pak muaj më parë. Aty, sic ka mësuar Llapi.info, hajnat kanë kryer vjedhje të rëndë, derisa vlera e raportuar është mbi 60 mijë euro.

Duhet theksuar edhe përgjatë këtij viti numri i vjedhjeve në Podujeva ka qenë i madh, ndërkohë që i theksuar ka qenë edhe i atyre të rënda./Llapi.info

Më poshtë pamjet: