Një delegacion i grupit të këshilltareve të Kuvendit Komunal të Podujevës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas u takuan me Grupin e Grave të Këshillit Bashkiak të Shkodrës të udhëhequr nga Nadire Shabaj.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Komunës së Podujevësë në Facebook bëhet e ditur se
në këtë takim ato shkëmbyen provoja të ndërsjella, që kishin të bëjnë me përmirësimin e pozitës së gruas në vendimmarrje.

Gjithashtu gjatë kohës sa Këshilltaret e Kuvendit Komunal të Podujevës qëndruan për vizitë në Bashkinë e Shkodrës ato u pritën në takim edhe nga nënkryetari I Bashkisë së Shkodrës, Dritan Meta./Llapi.info

keshilltaret 1

 

keshiltaret 2