Trembëdhjetë vjet më parë, deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Latif Gashi, ishte arrestuar nën akuzat për “Krime të luftës në zonën e Llapit”, ndërsa të mërkurën ai sërish do të ulet në bankën e të akuzuarve.

Së bashku me deputetin tjetër, Rrustem Mustafa, dhe me punonjësin e PTK-së, Nazif Mehmeti, Gashi do të paraqitet në Gjykatën e Apelit ku do të mbahet seanca e shkallës së dytë dhe atë për herë të tretë.

Mbrojtja e Latif Gashit, avokati Mexhit Syla, ka thënë për “Zërin” se pas dy vjetësh të shpalljes së aktgjykimit dënues për Gashin, Mustafën e Mehmetin, për të mërkurën janë ftuar palët, ku do të diskutohen ankesat e mbrojtjes ndaj vendimit të shkallës së parë.

Me vendimin e shkallës së parë, të shqiptuar në qershor të vitit 2013, Latif Gashi qe dënuar me gjashtë vjet burgim, Rrustem Mustafa me katër vjet heqje lirie, derisa Nazif Mehmeti me tri vjet.

Mbrojtja e Latif Gashit, avokati Mexhit Syla, ka thënë për “Zërin” se pas dy vjetësh të shpalljes së aktgjykimit dënues për Gashin, Mustafën e Mehmetin, për të mërkurën janë ftuar palët, ku do të diskutohen ankesat e mbrojtjes ndaj vendimit të shkallës së parë./Zeri