Përfaqësuesi i veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të kalojë nëpër Drenicë vetëm përmes qielli.
Ai ka thënë se Vuçiqi mund të kalojë nëpër Drenicë vetëm pasi të kërkojë falje për krimet e luftës të Serbisë në Kosovë.
“Janë më shumë se 1600 të zhdukur, 128 vetëm në Skenderaj. Duhet të kërkojë falje për krimet. Jemi të vendosur që të mos lejohet kalimi i tij nëpër territorin e Drenicës. Përpos nëse kalon në hava, atë s’mund ta garantojmë. Do të qëndrojmë deri në fund, me bindje të plotë. Jemi të pjekur e s’po bëjmë hajgare”, ka thënë ai.
Reagim të arsyeshëm i ka quajtur deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu protestat për bllokim të rrugëve dhe për të mos lejuar hyrjen e Vuçiqit në Drenicë.
“Ky është reagim i arsyeshëm qytetar. Çdo pëllëmbë e Kosovës është e lagur me gjak. Nuk mund të kalojnë lirshëm pa kërkuar falje që e kanë la Kosovën me gjak”, ka thënë ai.