Familjarët e personave të deportuar kundërligjshëm në Turqi, përmes një letre të gjatë, u kanë shkruar deputetëve të Kosovës për arrestimin e të afërmve të tyre. Siç shprehen ata, Kosova, duke i arrestuar gjashtë gylenistët, veproi si një shtet i kapur dhe vasal.
Letra e plotë:
I nderuar Deputet i Republikës së Kosovës,
Në emër të familjeve të të kidnapuarve dhe të deportuarve kundërligjshëm të 6 familjarëve tanë
në Republikën e Turqisë, shprehim nderimin tonë për ju si Deputetë (përfaqësues të zgjedhur
drejtëpërdrejtë nga populli) të Kosovës. Popull ky, ndaj të cilit jemi sinqerisht mirënjohës për
përkrahjen e vazhdueshme dhe bashkëndarjen e dhimbjes me ne, si dhe vendosshmerinë e tyre që
vepra të tilla që kanë ndikuar në dridhjen e themeleve të shtetit të Kosovës dhe sigurimin e të
drejtave të qytetarëve të tij me theks të veçantë në të drejtat e qytetarëve të huaj në Kosovë, të
sqarohen deri në detajin e fundit, në mënyrë që të gjithë ata të cilët kanë qenë pjesë e
keqpërdorimit të kompetencave të tyre ligjore dhe shkaktarë që shteti i Kosovës të marrë veprime
në kundërshtim me vullnetin real të popullit të tij indicie dhe karakteristika të një shteti
jofunksional, i kapur nga jashtë, nën vasalitet të huaj, i pasigurtë për qytetarët e saj, me orientim
të dyshimtë politikë etj., të sillën para organeve të drejtësisë dhe të marrin denimin e merituar.
Dhe kjo për dy arsye kryesore: E para, që Republika e Kosovës të vërtetojë luftën e saj për
pavarësi dhe aftësinë e saj për të funksionuar si shtet i pavarur, nën frymën demokratike dhe
prospëruese të reflektuar përgjatë gjithë rendit Kushtetues të saj dhe aspirimit të saj për të qenë
pjesë e familjes së shteteve demokratike, paqedashëse në botë dhe me orientim Euro-Atlantik, si
zgjidhja e vetme për Kosovën; dhe e dyta, që të gjithë ata të cilët me veprimet e tyre përsonale,
duke i shfrytëzuar kompetencat ligjore të besuara nga sovrani i saj(populli i Kosovës), si persona
apo në bashkëpunim me përsona të tjerë, për dobi personale apo për dobi të dikujt tjetër, marrin
guximin të i shohin këto kompetenca si pronë personale dhe të i keqpërdorin në atë mënyrë që
me këto veprime individuale e personale të shkaktojnë pasoja të përgjithshme në humbjen e
kredibilitetit të sovranit(popullit) ndaj të gjitha institucioneve tjera në Kosovë, apo edhe të i japin
Shtetit të Kosovës kahjen dhe orientimin ideologjik sipas pikpamjes së tyre përsonale duke e
shpërfillur vullnetin e popullit por edhe të përfaqësuesve të tjerë të popullit(deputetëve) që i kanë
besuar atyre kompetencat ligjore sipas funksionit të tyre të përcaktuar në rëndin Kushtetues të
Republikës së Kosovës.
Ne si familjarë të të kidnapuarve dhe më vonë të deportuarve kundërligjshën nga Republika e
Kosovës, përkundër dhimbjes sonë për atë që ka goditur më të
Por që, vetëm formimi i trupave hetuese dhe punuese në zbardhjen e këtij rasti nuk do të jenë të
mjaftueshme për të siguruar funksionalizimin e tyre, nëse punonjësit e tyre nuk mirren në
përgjegjësi nga organet e kontrollit parlamentar apo kontrollet e tjera me fryme demokratike të
cilat edhe mund të i japin notën e besueshmërisë këtyre hetimeve dhe rezultateve të dala nga këto
hetime. Përndryshe edhe këto hetime do të humbnin qëllimin e tyre dhe do të rivendosnin
standardin e para disa ditëve kur edhe familjarët tanë u deportuan kundërligjshëm nga Republika
e Kosovës përmes të veprimeve të atyre që iu është dhënë besimi në mbrojtjen e të drejtave të
qytetarëve dhe për punë në shërbim të tyre. Pra, të nderuar, funksionalizimi i ketyre trupave
hetuese të ngritura për të hetuar zbardhjen e rastit i cili shkaktoi pasoja të rrezikimit të sigurisë
kombëtare nën pretekstin dhe këllëfin e “tëndencës për të mbrojtur sigurinë kombëtare”, mund të
funksionojë vetëm se me kontrollin e përsonave të përgjegjshëm të cilët nuk kanë dyshime në
parimet e demokracisë dhe janë thellë të vendosur të mos bartin fajin e atyre që për nevoja
përsonale shkaktojë pasoja të padrejta në humbjen e kredibilitetit te të gjithë funksionarët
shtetëror dhe në shtëtin e Kosovës në tërësi.
Duke pasur parasysh cilësinë tuaj si të zgjedhur të popullit të Kosovës dhe vendosshmërinë tonë
se populli ndaj të cilëve jemi shumë mirënjohës gjatë gjithë këtyre viteve të qëndrimit tonë në
rëpublikën e Kosovës, ka ditur të zgjedhë përfaqësuesit e tyre sipas vlerës që ky popull u ka
dhënë, edhe ne përkundër mospasjes se të drejtës për votë, qëndrojmë pranë dhe ju respektojmë
zgjedhjen e tyre dhe juve si përsonat e zgjedhur si përfaqësues të tyre të besueshëm. Andaj,
shpresat që kemi në lidhje me vlerat si dashuria, toleranca, mikëpritja dhe respektimi i të drejtave
dhe lirive të njeriut nga ana e popullit të Kosovës, padyshim se më së miri mund të mbërohet dhe
përfaqësohen nga ana juaj.
Me shpresën që të bashkëndjeni me ne dhe të kërkoni rivendosjen e të drejtave tona Kushtetuese
në vend, ju bejmë të ditur se ndjehemi të rrezikuar si për vete ashtu edhe për familjarët tanë të
deportuar kundërligjshëm në Turqi. Andaj, konform rendit Kushtetues dhe kompetencave tuaja,
kërkojmë nga ju që përmes veprimeve tuaja të kërkoni aprovimin e masave ligjore të cilat do të
mund të siguronin mbrojtje nga pasoja të kidnapimeve/deportimeve të kndërligjshme për ne dhe
për të gjithë shtetasit e huajt në Kosovë të cilët ndodhën në situata të ngjajshme me ne. Duke
përfshirë këtu edhe plotësim ndryshimin eventual të ligjit për të huaj, me qëllim të plotësimit të
zbrastësirave ligjore dhe kufizimit të kompetencave vetanake të institucioneve të caktuara të cilat
kanë sjellur deri te kjo ngjarje e fatkeqsisht kemi frikën se të ngjarje të njejta mund të përsëriten.
Poashtu, konform parimeve te vendosura që shteti i Kosovës është zotuar të i respektojë,
kërkojmë nga ju si përfaqësues të popullit që të kërkoni logaridhënje dhe ndërmarrje të
veprimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës për të qenë të njoftuar për gjendjen dhe
ndikuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të deportuarve ne Turqi përmes rrugëve
ligjore e diplomatike të parapara me ligj.
Ju kujtojmë faktin se që nga ndodhja e këtyre ngjarjeve Presidenti Erdogan ka qenë shumë i
zëshëm dhe ka deklaruar disa herë “ky nuk ështe aksoni jonë i parë i tillë në Kosovë dhe nuk do
të jetë as i fundit”. Duke qenë se deklarata të tilla janë publike theksojmë se ndjehemi tejet të
shqetësuar lidhur me sigurinë tonë dhe rrezikun e përsëritjes së veprimeve të tilla.
Përfundimisht, shprehim nderimet dhe besueshmërinë e njejtë ndaj jush si përfaqësues të popullit
të Kosovës dhe besojmë sinqerishtë që edhe ne të trajtohemi si qytetarë të këtij vendi bashkë me
të huajt e tjerë që kanë zgjedhur Republikën e kosovës si vend në të cilin përkrah popullit vendas
strehohemi, punojmë dhe jetojmë ne dhe familjet tona.
Me respekt,
Familjarët e personave të deportuar kundërligjshëm