Hysni Gucati, kryetar i OVL UÇK-së, nga përvoja që ka me Gjykatën Speciale deklaroi se ish-presidentin Thaçi, Specialja mund ta lejojë të vijë në Kosovë dy ditë pasi të kryhet varrimi i babait të tij.

Gucati tha se Thaçin do ta lejojnë të shkojë tek varri i babait pasi të kryhet funerali.

“Nuk besoj që do ta lejojnë për të pame, besoj që do të jetë i njëjti rast qysh ka qenë rasti im, i Veselit, Krasniqit dhe Haxhi Shalës. Kjo Gjykatë mund të lejojë pas dy ditësh që z.Thaçi të vijë në Burojë tek varri i babës, kështu Gjykata besoj do të bëjë qysh ka vepru me neve. Besoj që të enjten ose premten do ta lejojnë që të vijë në Burojë dhe të shkojë te varri i babës pasi të varroset…Kështu ka ndodhë me neve”, tha Gucati në ATV.

“Kjo Gjykatë i përket gjykatave serbe apo komuniste që është duke bërë një sjellje shumë të keqe ndaj pjesëtarëve të UÇK-së…”, shton ai.