Komisionari evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, ka thënë se me vlerësimin për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën është bërë edhe një njohje e një pune të madhe dhe përkushtimit në reforma.
Përmes një postimi në Twitter ai ka shkruar se tanimë mbetet në duart e shteteve anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian të vendosin për rrugëtimin pa viza për kosovarët.
“Shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti”, ka shkruar ndër tjerash Hahn.