Vjedhjeve dhe demolimeve të ndryshme në Podujevë, nuk i kanë shpëtuar as institucionet arsimore.
Kësisoj, Shkolla Fillore “Jetullah Gashi” në fshatin Dobërdol të Podujevës, ditë më parë ka qenë cak i hajnave, raporton Llapi.info.
Në këtë shkollë janë vjedhur pajisje e janë dëmtuar dyert e orenditë tjera brenda këtij objekti.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja për Informim në Stacionin Policor të Podujevës, Antigona Çitaku e cila tha se rasti është duke u hetuar.
“Me datën 13.08.2018 Stacioni Policor Podujevës është njoftuar se ne shkollën e Fshatit Doberdol ka ndodhur një vjedhje, e cila sipas ankuesve ka ndodhur mes dative 10.08.2018/13.08.2018. Sipas ankuesve ne shkollë janë vjedhur një gjenerator, kompjuter dhe janë dëmtuar disa banka ne klasat e shkollës”, ka thënë ajo.
“Rasti është ekzaminuar nga njësia e forenzikes dhe është duke u hetuar”, ka shtuar Çitaku.
Në pamjet e mëposhtme tregojnë qartë atë se çfarë ka ndodhur para disa ditëve brenda këtij objekti shkollor./Llapi.info