Një rast i vjedhjes në tentativë ka ndodhur dje në qytetin e Vitisë.
Hajnat kishin hyrë të vjedhin në një kasafortë në njërën nga shtëpitë e lagjes Hoxhë Jonuzi, por nuk e arritën qëllimin.
Atyre u është dashur të kthehen pa marrur asgjë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës;
VJEDHJE E RËNDË TË TENTATIVË
Rr. Hoxhë Jonuzi, Viti 29.07.2024, NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë duke dëmtuar derën e hyrjes. Të dyshuarit kishin demoluar një kasafortë të mjeteve financiare, por nuk kishin arrit të marrin nga aty asgjë. Rasti nën hetime.