Një vjedhje e rëndë është raportuar në Pejë.
Disa persona kanë hyrë me forcë në shtëpitë e dy vëllezërve dhe kanë vjedhur një pistoletë dhe gjësende të tjera shtëpiake.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh.
Njoftimi i Policisë:
VJEDHJE E RËNDË
Pejë 11.04.2021 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në dy shtëpitë e vëllezërve të tij dhe kanë arrit të vjedhin një pistoletë dhe gjësende të ndryshme shtëpiake. Viktimat jetojnë në shtetet evropiane. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.