Një tjetër vjedhje e rëndë është regjistruar dje në Podujevë, raporton Llapi.info.
Në fshatin Llapshticë të kësaj komune një banori i janë vjedhur plot 40 arka me bletë. Rastin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës.
“Fsh. Llapashticë, Podujevë 27.04.2020 – 11:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur 40 arka me bletë. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së, pa dhënë detaje tjera.
Ndërkohë, dukuria e vjedhjeve në këtë kohë pandemie është theksuar, derisa një tjetër vjedhje e rëndë në Podujevë ndodhi pak ditë më parë./Llapi.info