Vjedhjet vazhdojnë të jenë dukuri shqetësuese për qytetarët e Podujevës dhe jo vetëm. E cak i hajnave tani po janë edhe shkollat, shkruan Llapi.info
Vjedhjes nuk i ka shpëtuar as Shkolla Fillore “Ali Hadri” në fshatin Obrançë të Podujevës.
Ky objekt është thyer nga hajnat në orët e para të mëngjesit të sotëm, e që janë vjedhur kabllo rryme dhe një gjenerator.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe Antigona Çitaku-Dibrani, rreshtere në Stacionin e Policisë në Podujevë. Sipas saj, rasti është hapur si ‘vjedhje e rëndë’.
“Stacioni Policor në Podujevë sot ka hapur rastin ‘vjedhje e rëndë’, ku në shkollën e fshatit Obrançë është raportuar se është vjedhur një gjenerator dhe disa kabllo rryme. Rasti është duke u trajtuar nga njësia e hetimeve”, ka thënë Çitaku- Dibrani.
Vjedhje e tillë vitin e kaluar pati ndodhur edhe në shkollën e fshatit Dobërdol.
Lexo edhe: Hajnat demolojnë dhe vjedhin shkollën në Dobërdol të Podujevës
Ndryshe, vetëm gjatë vitit 2018 në Komunën e Podujevës kanë ndodhur 367 raste të vjedhjeve, ku prej tyre 212 ishin të rënda./Llapi.info
Lexo edhe: 367 vjedhje gjatë vitit 2018 në Podujevë, prej tyre 212 të rënda