Një 25 vjeçar është vrarë sot rreth orës 12:30 afër stacionit të autobusëve në Ferizaj.

I dyshuari për këtë vrasje është 17 vjeçari SH.R., i cili është arrestuar nga policia e Kosovës dhe bashkë me të është shoqëruar në polici edhe një person tjetër i moshës 25 vjeçare.

Viktima është qëlluar me tri plumba, ndërsa dyshohet se vrasja në këtë qytet ndodhi për shkak të hakmarrjes.