Shoqata humanitare “Jetimët e Ballkanit” në krye me hoxhën Halil Kastratin kanë vazhduar me aksione për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në këtë kohë pandemie, shkruan Llapi.info.
Kastrati sot ka shpërndarë ndihma edhe në Komunën e Podujevës. Kështu ka bërë të ditur vetë ai në një postim në rrjetin social Facebook.
“Sot ishim ne qytetin e Podujevës dhe dërguam ndihma me gjera ushqimore, higjienike dhe nga nje thes miell 25kg per 100 familje nevojtare”, ka shkruar Kastrati në Facebook./Llapi.info