Hoxha dhe humanisti Halil Kastrati, ka dhënë lajmin e fundit për sëmundjen e djalit të tij 12-vjeçar, Uvejsit.

Kastrati përmes llogarisë së tij në Instagram, ka njoftuar se mjekët në Beograd kanë dhënë shenja pozitive për shërimin e Uvejs Kastratit, i cili po vuan nga një sëmundje në kokë.

“Përshëndetje vëllezër e motra ku do që jeni,jam mirënjohës deri në frymën e fundit për lutjet e juaja,dhe interesimin që e keni bërë prej ditës së parë kur u informuat në lidhje me birin tim Uvejsin.
Nuk ka fjalë që mund ta them për të gjithë juve sepse shkrimet e lutjet e juaja që i keni drejtuar më kan bërë edhe më të fortë për ta përballuar këtë gjendje.

Pa dyshim që Zoti i Madhërishëm e ka në dorë secilin prej nesh dhe Ai është i Vetmi Shërues.

Ju bëj me dije se biri im Uvejsi elhamdulilah ka shenja pozitive, sado te vogla keto shenja, per ne jane shprese shume e madhe edhe pse terapia e tij do te jete afatgjate”, ka shkruar Kastrati.