Derisa Isa Mustafa beson se zgjedhjet në partinë e tij janë shembull për rajonin, vazhdojnë të dalin në pah pakënaqësitë për zgjedhjet e brendshme.

Nazmi Halimi nga Dega e LDK-së në Podujevë, në Interaktiv të KTV-së ka thënë këtë degë e ka bllokuar Agim Veliu për shkak se ai dhe aktivistët e tjerë kanë dalë kundër rizgjedhjes së Mustafës në krye të partisë, transmeton Koha.net

“Besoj se është koha për një lider të ri dhe zoti Mustafa nuk duhet të rizgjidhet. Nuk po lejohet demokracia e brendshme. Krejt çka duam është që ta mbajmë Kuvendin dhe t’i themi ato që mendojmë në Kuvend qendror”, ka thënë Halimi.