Kuvendi i Kosovës edhe sot po vazhdon me punimet e seancave plenare të mbetura në gjysmë. Në seancën e sotme janë parë të interesuar të marrin pjesë vetëm 14 deputetë.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i indinjuar me mosinteresimin e deputetëve, ka pasur një kërkesë për ta, raporton Indeksonline.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve që në ora 15:30 të kthehen në sallën e seancave për të votuar projektligjet e votuara.
“Desha t’iu përkujtoj se në ora 15:30 do të votohen projektligjet e kaluara në lexim të parë, prandaj kudo që janë deputetët kanë kohë që të kthehen deri atëherë. “S’ka këtu parti, ky është kuvend. Kërkoj nga administrata që t’i heq mëditjet për të gjithë ata që nuk janë të pranishëm për votim”, ka thënë Haliti.