Avokati Bahtir Troshupa ka ngritur kallëzim penal ndaj Hamdi Ibrahimit, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Avdirrahman Gashi, gjyqtar mbikëqyrës ne Degën e Gjykatës ne Lipjan, me pretendimin se dyshja ka bërë shkelje të parimit të ligjshmërisë dhe ka bërë diskriminim me mos publikimin e njoftimeve (afishimin) e parashtresave në tabelën e shpalljeve në Gjykatën Themelore në Prishtine- Dep.Pergjithshem dhe në Degën në Lipjan.
Gazeta Blic ka arritur që të siguroj një kopje të këtij kallëzimi penal, te cilin avokati Troshupa e ka ngritur në Prokurorinë Themelore në Prishtinëm në Departamentin e Krimeve të Rënda.
Avokati Troshupa ndër të tjera ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të organizoj trajnime elementare për kryetarin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, për shkak se sipas tij, kreu i kësaj gjykate nuk ka as njohuri bazë për punën që duhet ta bëjë.
Sipas këtij kallëzimi penal, avokati Troshupa ndër të tjera ka kërkuar nga Hamdi Ibrahimi që të ndërmirren veprime për: “ndalimin e diskriminimit, e evitimin e kunderligjshmërisë dhe vendosjen e ligjshmërisë në publikimin (afishimin) e parashtresave në tabelën (stendën) e shpalljeve në Gjykata, dhe publikimin konform ligjit, dhe anulimin e pasojave të kundërligjshmërisë së veprimeve Tuja, diskriminuese dhe skajshmërisht joprofesionale”.