“Hap i sigurt” është një projekt i disa të rinjëve llapjan për pajisjen me jelekë vezullues të nxënësve të klasëve të para në komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.
Ky akivitet ka filluar sot me shkollën e mesme të ulët “Ibrahim Rugova” ku grupi “Hap i sigurt” i përbërë nga Blerina Ejupi, Drilon Hoti dhe Shkurta Hodolli prezantuan para nxënësve shenjat e komunikacionit si dhe disa rregulla themelore të komunikacionit.
Pas kësaj, ata i pajisën me jelekë vezullues nxënesit e tri klasëve të para të kësaj shkolle. Pas pajisjes me këta jelekë, anëtarët e këtij projekti së bashku me zyrtarët policorë i kanë ushtruar në praktikë ato çka nxënësit i kanë mësuar nga prezantimi.
Aktivitet si ky i sotmi do të zhvillohen edhe në ditët në vijim në shkollat tjera të qyetetit të Podujevës. Këtë për Llapi.info e ka bërë të ditur Blerina Ejupi – kryesuese e grupit “Hap i sigurt”.
“Jem financuar nga UNICEF-i me 2 mijë euro, me këto 2 mijë euro ne i kemi përzgjedh pesë shkollat e qytetit pasi që komunikacioni është më i dendur, kemi përzgjedh shkollën “Ibrahim Rugova”, “Shaban Shala”, “Xheladin Rekaliu”, “Naim Frashëri” dhe “Enver Maloku”- tha Ejupi për Llapi.info.
Të pranishëm në këtë aktivitet përpos mësuesëve të nxënësëve ishin edhe drejtori i shkollës Selman Hoti, zëvendësdrejtori Sheqir Krasniqi, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Agron Gërguri, zyrtar për shërbime publike, Ramadan Zymberi./Llapi.info