📢FTESË PËR APLIKIM PËR “GRANTE PËR BUJQËSI”

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), është duke zbatuar projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, projekt trevjeçar (2023-2025), i përkrahur nga Donatori “Bread for the World” nga Gjermania dhe bashkëfinancuar nga komunat partnere.

Përmes këtij projekti, gjatë vitit 2024, synohet mbështetja e fermerëve të vegjël në sektorin e blegtorisë dhe hortikulturës (pemë dhe perime) me ide dhe aktivitete të përshtatshme për digjitalizimin dhe ndryshimet klimatike.

Komuna e Podujevës është në mesin e gjashtë komunave, ku fermerët kanë të drejtë aplikimi.

Afati për aplikim është deri më 4 tetor 2024.

🔴Për kriteret dhe formularin e aplikmit, klikoni vegzën ⤵️
https://kk.rks-gov.net/podujeve/?cat=154