Nga sot është hapur aplikimi për të përgatitur kërkesën për sektorin e Gastronomisë, për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe qirasë.
Kështu ka njoftuar Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.
Postimi i plotë:
Të dashur gastronomë,
Urojmë që jeni mirë me shëndet dhe po ju shkojnë punët mbarë.
Nga sot është hapur aplikimi për të përgaditur Kërkesën rreth subvencionimit të sektorit dhe nën-sektorit të gastronomisë, në bazë të vendimit Nr. 08/08 të dt. 21.04.2021. Përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe/ose subvencionimin e pagesës së qirasë, që të dyja deri në 50% të lartësisë së cmimit, dhe jo më shumë se 500€ për punëtorët, dhe/ose 2500€ për qiradhënësit.
Më poshtë gjeni të bashkangjitur linqet për:
- Udhëzuesin për Aplikimin lidhur me subvencionimin e pagave dhe qirasë, në sistemin EDI të ATK-së. – https://bit.ly/32Szcc3
- Vendimin Nr. 08/08 të dt. 21.04.2021 i cili lidhet me kategoritë përfituese lidhur me subvencionimin në fjalë, dhe kriteret e subvencionimit që kanë të bëjnë me këtë Masë. –
“Afati për dërgimin e kërkesës përmes sistemit elektronik EDI për këto masa është deri më 11 Maj 2021. Deri atëherë, sigurohuni që të dhënat tuaja janë të sakta me kontratat bruto të punëtorëve dhe kontratat bruto të qirave.”
Me respekt,
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës
Adresa: “Sylejman Vokshi” nr. 5/1
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Mob: +383 (0)49 592 521
Email: [email protected]