Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka marrë pjesë në përurimin e fabrikës “S//SPRINT”,  ka premtuar se do të themelojnë fondin për zhvillim, i cili sipas tij, do të jetë fond garantues për investitorë fillestarë dhe fond i subvencionimit të normave të interesit

Në fshatin Letanc të Podujevës është përuruar fabrika e re e veshjeve sportive “S//SPRINT”. Në këtë ceremoni, i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka thwnw se kwto iniciativa tw rwndwdishme biznesore kanë për qëllim ofrimin e produkteve vendore dhe rritjen e konkurrencës në tregun e brendshëm dhe tregun rajonal.

“Unë e konsideroj shumë të rëndësishme kyçjen e USAID-it dhe përkrahjen e këtij projekti, duke pas parasysh se Agjencioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar ka përkrah shumë projekte zhvillimore në shumë komuna, shumë iniciativa, sidomos të rinjve, grave dhe ndërmarrësve privat. Ka nxit zhvillimin e sektorit privat tek ne, sepse ky sektor duhet ta merr përgjegjësinë dhe barrën e zhvillimit ekonomik”, ka theksuar Isa Mustafa.

Sipas tij, nuk ka forcim të shtetit, forcim të demokracisë dhe integrimit tona të vërteta evropiane pa zhvillim ekonomik.

Ndërsa drejtori i misionit të USAID-it, James Hope, wshtw shprehur se krijimi i vendeve të reja të punës është diçka që është e rëndësisë thelbësore këtu në Kosovë.

“Është prioritet i Qeverisë dhe ndër gjërat më të rëndësishme, si në Strategjinë kombëtare të zhvillimit dhe gjithashtu gjëja më e rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Prandaj krijimi i vendeve të reja të punës këtu në Staf është aq i rëndësishëm për mbështetjen e zhvillimit ekonomik. USAID-i do të vazhdojë të hyjë në partneritet me firma anë e mbanë vendit që të krijojë vende të reja të punës dhe që ta zhvillojë ekonominë”, ka thënë Hope.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se janë në proces të ndryshimit të Rregullores për taksa dhe tarifa komunale.

“Një prej prikave parasheh edhe lirimin nga taksat komunale për tre vjet për bizneset që udhëhiqen nga femrat si dhe ato nga mërgimtarët që investojnë kapitalin në komunë”, ka theksuar Veliu.

Kurse përfaqësuesja e kompanisë “S//SPRINT”, Albulena Sopa, ka thënë se hapja e fabrikës së re vjen si rezultat i punës dhe angazhimeve shumëvjeçare të familjes Sopa në industri dhe tregti./llapi.info