Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se është hapur linja e re me shtetin e Suedisë. Sipas Aeroportit, ajo do të jetë aktive nga 12 qershori i këtij viti me Aeroportin “Växjö Småland” nga operatori GP Aviation.
“Kjo linjë ka paraparë fluturimet e saj dy herë në javë , të enjten dhe të dielën dhe me kërkesa të mjaftueshme do të vazhdoj gjatë tërë vitit”, thuhet në njoftim.