Nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, bashkë me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj dhe me përfaqësuesen e organizatës “NGO Lady” Sanije Murati, kanë marrë pjesë në hapjen e panairit të produkteve artizanale e cila po mbahet në kuadër të festivalit “Ditët e Diasporës” në qytetin e Podujevës.
Panairi me produkte artizanale të grave zgjat dy ditë nga ora 10:00 deri në ora 19:00, në sheshin e qytetit. Panairi artizanal ka për qëllim promovimin e produkteve të grave të vyera llapjane, ku po prezantohen me ushqime tradionale, punë dore si dhe suvenire të ndryshme.
Panairi artizanal organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe OJQ “NGO Lady” dhe është edicioni i tretë i këtij formati të panairit që po mbahet në Podujevë, ku edhe po synohet që të bëhet tradicional në komunën tonë.