Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shpallur një tender për mbushjen e burgjeve me pula. Përmes këtij tenderi që kap vlerën 90 mijë euro po synohet të blihen 3000 copë pula.

Ky institucion po parasheh që në burgjet e Kosovës të futen 3000 copë pula, përmes së cilave do të prodhohen vezë.

Ky tender, sipas parashikimeve, do të kap vlerën 90 mijë euro.

“Furnizim me pula vojse dhe ushqim të koncentruar për pula. Vlera e parashikuar e kontratës: 90,000.00. Afati i fundit për dorëzim është 29.07.2024. Sasia apo fushëveprimi i përgjithshëm, 3000 pula vojse”.

Po ashtu do të blihen edhe ushqim, kutia për paketim dhe tabakë për vezë.

“….140000 kg ushqim i koncentruarë, 400 kuti kartoni (paketa) për vendosjen e vezëve, 10000 bazë, tabakë për vendosjen e vezëve (30 copë)”.

Janë dhënë dhe specifikat për furnizim me pula vojse, kuti kartoni dhe tabak për vendosje të vezëve:

1 Pula vojse (16 javëshe) 3000 copë

2 Ushqim të koncentruar për pula vojse 140000 Kg

3 Kuti kartoni (paketa) për vendosje të vezëve 400 copë

4 Bazë, tabak për vendosje të vezëve (30 vezë) Copë 10000

Sipas dosjes së tenderit, “Sasia e parashikuar është vetëm sasi Indikative. Devijimi i lejuar nga sasia totale indikative është plus/minus 30%. Kohëzgjatja e kontratës publike kornizë: në muaj 24”.

Për këtë tender është thënë se po bëhet për ta ruajtur buxhetin, “Ky projekt ndikon në kursimin e buxhetit të Shërbimit Korrektues të Kosovës”.