Komuna e Prishtinës e ka hapur sot garën për tenderin me vlerë të parashikuar prej afro shtatë milionë eurosh për projektin që do të ndërlidhë lagjen “Arbëria” me Pallatin e Rinisë.

Afati i fundit për pranimin e ofertave për këtë tender është 14 gushti.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, tenderi është titulluar: “Ndërtimi i ishullit urban Arbëri-Pallati i Rinisë” dhe vlera e parashikuar e kontratës është saktësisht 6.76 milionë euro.

Kompanitë e interesuara të marrin pjesë në tender janë njoftuar që të dërgojnë ofertat përmes platformës së prokurimit online, e-prokurimi.

“Projekti për këtë aktivitet për arsye të madhësisë që përmban fajlli, nuk ka mundësi që të ngarkohet në platformë. Andaj, secili OE i interesuar mund të vijë ta marrë projektin në zyrat e prokurimit me CD”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.