Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë fjalët më të mira për dëshmorët Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe Xhemajl Fetahu.

“Janë luftëtarët më të zotë – janë njerëz që i kanë kaluar burgjet, persekutime dhe përndjekjet, por nuk kanë hequr dorë nga atdheu”, ka thënë Haradinaj, në akademinë përkujtimore për shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Haradinaj poashtu i ka falënderuar të gjithë dëshmorët për luftën për liri dhe të gjitha familjet e tyre.