Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ende nuk ka bërë kërkesë zyrtare shtetit të Maqedonisë, për tu angazhuar në kërkimin e policëve të zhdukur në lumin Lepenc.
Kjo sipas Haradinajt për shkak se është në pritje të përfundojë kërkimi i tërësishëm në hollësi në gjithë territorin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Këto deklarime Kryeministri Haradinaj i dha sot gjatë vizitës së tij në komunën e Skenderajt ndërsa theksoi se palës maqedonase i ka kërkuar miqësisht që të angazhohet në këtë proces.