Ish-kryetar i pikës në Dardani të Pejës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Ahmetaj, ka aderuar në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, përmes një njoftimi në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Duke cituar fjalët e tij, Samiu pas 13 viteve besim në demagogji mashtruese, sot kaloi nga populizmi në politikë serioze e kombëtare”.

“Me një Aleancë të fortë në Parlament dhe me mua si President i vendit, ne do të jemi kundërpeshë dhe të sigurojmë stabilitet dhe forcë për ta çuar Kosovën përpara së bashku”.

“Ashtu si Samiu, gjithnjë e më shumë qytetarë po na mbështesin, duke kuptuar se vendi ynë është në udhëkryq dhe Kosova ka nevojë për vepra të mëdha dhe jo vetëm fjalë të mëdha”.