Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ceremonisë së zbulimit të pllakës përkujtimore të dëshmorëve të Llapit, ka thënë se dëshmorët e kombit janë në gjendje më të mirë se sa ai dhe Xhavit Jashari, përfaqësues i shoqatës së familjarëve të dëshmorëve.
Haradinaj, gjatë kësaj ceremonie, iu drejtuar Jasharit duke iu ankuar.
“A je i fortë? Ma mirë me pa kon’ aty se qështu …marum, marum”, u shpreh kryeministri, siç edhe mund ta dëgjoni në videon më poshtë, e ndërsa edhe Jashari pajtohet, duke thënë, “Po valla”.
Kjo ngjarje ndodhi gjatë tubimit përkujtimor për dëshmorët e Podujevës në Kompleksin e ri Memorial për dëshmorët e Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.