Zgjedhjet në Parlamentin Evropian kanë filluar sot dhe do zgjasin deri më 26 maj. Rreth 400 milionë qytetarët me të drejtë vote do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në shtetet përkatëse.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që kanë të drejt vote të votojnë kandidatët që përkrahin Kosovën.

Më poshtë postimi i Haradinajt në profilin e tij në Facebook:

“Sot me nisjen e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ftoj bashkatdhetarët që kanë të drejtë vote në shtetet e Bashkimit Evropian të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të votojnë për kandidatët më të zëshëm në përkrahjen dhe promovimin e interesave tona të përbashkëta, veçanërisht kandidatët e Partive Popullore evropianë.

Parlamenti i ri evropian do të jetë partner i rëndësishëm për ne në pesë vitet e ardhshme!”, ka shkruar Haradinaj.