Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës njëherësh kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se asnjë parti politike nuk ka disponim për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, njofton Klan Kosova.
Ai këto komente i ka dhënë pasi që ka dalë nga takimi me kryetarët e partive politike që ishte thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Në këtë takim është biseduar për çështje madhore për Kosovën si dialogu me Serbinë, krijimi i ushtrisë, dhe reforma zgjedhore.