Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, së bashku me zëvendëskomandantin e KFOR-it, John Boyd, kanë ngjitur sot majën e Moknës në Istog.

Këtë aktivitet, Haradinaj e Boyd e kanë kryer pas përfundimit të aksionit të pastrimit në komunën e Klinës

Ky është postimi i Haradinajt:

Pas aksionit të pastrimit në Komunën e Klinës, sot me zëvendëskomandatin e KFOR-it, Gjeneralin amerikan John Boyd, ngjitem majën e Moknës mbi Istog, në lartësi rreth 2000 metra. Respekt të përjetshëm burrave e grave që shërbejnë për paqe në Kosovë.