Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë bëri të ditur se nesër bashkë me presidentin Hashim Thaçi dhe me zëvendëskryeministrin njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të jenë në samitin e Sofjes me ç’rast kreu i ekzekutivit tha se do ta përfaqësojnë Kosovën sa më denjësisht, raporton Zëri.Info
“Nesër udhëtoj me Presidentin Thaçi dhe zëvendëskryeministrin Pacolli në Sofje. Në atë pjesën e parë është një agjendë mjaftë qartë e definuar për mua dhe Begjetin. Ata që jemi atje besoj do ta përfaqësojmë denjësisht Kosovën, dy ditë s’do të jemi këtu por do ta përfaqësojmë denjësisht Kosovën”, ka thënë Haradinaj.