Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që kryeministri Ramush Haradinaj të paraqitet në tri interpelanca me 23 maj.
Interpelanca sipas pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës.
Po ashtu edhe interpelanca sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017.
Haradinaj do të jap llogari para deputetëve edhe në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës, kërkesë kjo e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.
Dardan Sejdiu, nga PSD-ja, ka njoftuar gjithashtu se më 17 do të ketë edhe një seancë tjetër. Ai ka përmendur edhe temat të cilat do të diskutohen në këtë seancë.
“ U dakorduam që seanca e radhës të jetë me 17 maj janë tri tema të rëndësishme diskutimet rreth heqjes së roamingut për Kosovë Shqipëri, dhe pikave doganore që Kosova dhe Shqipëria mund t’i trajtojnë për t’i hequr, të procedohet projektligji për lexim të dytë projektligji për Prishtinën”
“23 maj, seanca interpelancat e mbetura, interpelanca për kryeministrin për ‘Countur Global’”