Kryeministri, Ramush Haradinaj ditë më parë u nervozua dhe e largoi me forcë zonjën e familjes Mehmet Dralla, e cila doli në foltore për t’i thënë disa fjalë për 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ai e kapi për krahu zonjën dhe me forcë provoi ta largonte prej aty. Zonja reagoi duke i thënë atij se nuk mund të sillet me të ashtu.
Haradinaj madje kishte thënë se “Nëse ish kon burrë, e kisha kry edhe ma ndryshe”.
Ndërsa sot, Haradinaj nuk u lejua që ta largojë flamurin kombëtar nga shtatorja e heroit, ani pse kishte shkuar për këtë. Ai mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Komuna e Deçanit për të përuruar shtatoren e Beg Rizajt.
Familjarë të Beg Rizajt, nuk e kanë lejuar Haradinajn që të largojë flamurin kombëtar nga shtatorja e heroit.
Kryeministri nuk është pajtuar më këtë veprim të familjarit të Rizajt, i cili ka vazhduar fjalosjen me Shefin e Qeverisë.