Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka njoftuar se pjesë e listës së AAK-së, do të jetë edhe Diellza Kukaj, e cila u rrit në këtë familje të madhe.
‘Diellza Kukaj u rrit në familjen e madhe të AAK-së. Në vazhdën e avancimit të të rinjve në politikë, ajo do jetë pjesë e listës dhe ofertës së Aleancës, në zgjedhjet e parakohshme nacionale’, ka shkruar ai në Facebook.
Haradinaj më tjej tregoi se Diellza ka përfunduar studimet përfunduar Bachelor dhe Master në Kontabilitet dhe Financë, ndërsa për momentin është kandidate për doktor shkence.
‘Diellza ka përfunduar Bachelor dhe Master në Kontabilitet dhe Financë, ndërsa për momentin është kandidate për doktor shkence, në drejtimin e shkencave sociale dhe ekonomike.
Ajo është aktive në fushën e hulumtimit shkencor dhe ka publikuar punime të shumta në revista të njohura rajonale dhe ndërkombëtare’, ka treguar ai.
‘Duke besuar fuqishëm në aftësitë e saj intelektuale dhe në përgjithësi gjeneratën e re politike, i uroj suksese në këtë sfidë të radhës’, shtoi Haradinaj.