Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në mbledhjen komemorative në nderim të Ish Kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit, njëherit legjend e Futbollit në Kosovë.
Haradinaj ka falënderuar të gjithë të pranishmit që sot kanë nderuar Vokrrin. Ai ka thënë se nga nevoja personale që ka Vokrri ka pasur shpirtin e bardhë i cili i gëzohej lajmeve të mira për gjithçka, jo vetëm të sportit, raporton Indeksonline.
“Të nderum personalitete që keni ardh sot në nderim për legjenden tonë të sportit, Fadil Vokrrin. Ndarjet nga jeta për një sportist me siguri i kanë dimensionet e veta dhe është e kuptueshme që të parët që i prek janë sportistët. Fadil Vokrrii ishte i të gjithëve. Nga një nevojë personale që kam e di që ai e kishte shpirtin e bardhë, jo veq në sport por ai i gëzohej lajmeve të mira për gjithçka, roli tij për ne për vetëdijen tonë si shtet na nderon shumë.
Vokrri i ka mbijetu një krenari të sportit për popullin tonë mes viteve 90-99. Ai u kthy edhe niher për ti dhënë përkrahjen Kosovës. Falë tij Kosova e gëzon respektin në arenën Ndërkombëtare.
Ndarja nuk është e lehtë ,familje e çmuar e legjendes sot nuk jeni vetëm ju të pikëlluar, lavdi jetës dhe punës të madhe që ka bërë Fadil Vokrri”, ka thënë Haradinaj.