Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj fjalëve të presidentit turk Erdogan i cili e kritikoi për shkarkimin e dy zyrtarëve kosovarë.

Haradinaj ka thënë se Kosova nuk ndërhynë në punët e brendshme të Turqisë.

Statusi i plotë:

Ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Turqisë. Këto janë punë të brendshme tona edhe askush nuk do të ketë vendimmarrje në punët e brendshme të Kosovës.
Ne jemi të kujdesshëm edhe si popull shqiptar jemi popull i respektueshëm. Mirëpo, gjithashtu, gjithkush duhet të dijë kufijtë e vet.
Spektri politik në vend nuk i ka krejt rrethanat për zgjedhje në këtë kohë.
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të bazohet në Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Për këto dhe çështje të tjera ju ftoj që ta ndiqni intervistën time në Zërin e Amerikës, sonte në ora 18:00.
RH