Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i ka anuluar presidentit serb, Aleksander Vuçiq, lejen e dhënë nga MPJ për vizitë në zonën e Drenicës

Këtë, Haradinaj e ka bërë të ditur përmes Facebookut, ku ka shkruar se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ky është postimi i Haradinajt:

“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhjekur lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Haradinaj.