Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë, për krijimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë, i jep dimension të ri dhe perspektivë zhvillimore vendit, njofton Klan Kosova.
Postimi i plotë i tij:
Është interes vital i yni që ShBA ta manifestojë fuqinë e saj ekonomike në Kosovë. Vendimi i sotëm i Qeverisë, për krijimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë, i jep dimension të ri dhe perspektivë zhvillimore vendit. Kosova po shndërrohet në adresë të fuqishme, ku do të frymojnë idetë dhe brendet amerikane.