Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar nga veprimi i policisë serbe që e kanë arrestuar një pjesëtar të FSK’së të përkatësisë serbe. Kryeministri bën të ditur se arrestimi ka ndodhur dje.
“Që nga dita e djeshme, ushtari i FSK-së, Milosh Shoshiq (i përkatësisë serbe), po mbahet i arrestuar nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul”, ka thënë Haradinaj, derisa e ka shprehur shqetësimin e tij për këtë veprim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Haradinaj thekson se kjo praktikë është në kundërshtim të plotë me të gjitha angazhimet që Qeveria e Kosovës, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, ka pasur në dy dekadat e fundit për integrim të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.
“Do t’i qëndrojmë pranë familjes Shoshiq”, ka shtuar Kryeministri.