Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, shefja e BE-së Nataliya Apostolova ka prezantuar agjendën e reformave evropiane (ERA).
Kryeministri Ramush Haradinaj duke folur për këtë agjendë ka thënë se Kosova ka përmbushur disa nga kriteret siç janë ato në rend dhe ligj.
Haradinaj ka thënë se janë të fokusuar në plotësimin e reformave evropiane duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe reformën në administratë./Lajmi.net/