Kryeministri Ramush Haradinaj në takimin prezantues për arritjet dhe planet në sigurinë e Kosovës, me theks të veçantë për FSK-në, me ambasadorët e akredituar në Kosovë, ka thënë se vendi ynë ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë për dialog me komunitetet jo shqiptare për formimin e FSK-së.
Ai ka theksuar se FSK e tanishme dhe ajo e ardhmja do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve.
“Jemi të gatshëm të jemi partneritet i paqes me forcën tonë”, është shprehur kryeministri.
Haradinaj ka thënë se Forca e Ardhshme e Kosovës nuk do të jetë jashtë mandatit të KFOR-it por plotësim i saj për të siguruar paqe ne rajon.
Në këtë takim kanë munguar ambasadori amerikan dhe ai britanez./Lajmi.net/